75 Mall Live Search
23:18 / E Premte, 20 Dhjetor 2024 / MSH

Biden anulon 4.28 miliardë dollarë borxhe studentore

Këtë të premte, administrate Biden anulon 4.28 miliardë dollarë borxhe studentore për pothuajse 55 mijë punonjës në shërbimin publik.

Veprimi i së premtes e çon totalin e borxheve studentore të anuluara për shërbimin publik në rreth 78 miliardë dollarë për pothuajse 1.1 milionë punonjës, u cilësua nga departamenti i Edukimit në SHBA.

Shtëpia e Bardhë tha veçmas se kjo e çon numrin total të individëve të konfirmuar  për lehtësimin e borxhit studentor nën qeverisjen e presidentin Joe Biden në pothuajse 5 milionë njerëz.

Këto veprime janë pjesë e përpjekjeve të Biden për të përmbushur premtimin e tij nga fushata e vitit 2020 për të ofruar lehtësim borxhi për miliona amerikanë para se të largohet nga detyra në janar.