75 Mall Live Search
10:59 / E Mërkurë, 18 Tetor 2023 / MSH

Biden arrin në Izrael, përqafohet me Netanyahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka arritur sot në Izrael, duke filluar një vizitë për të treguar solidaritet dhe për të diskutuar mbi luftën e Gazës, raporton Reuters.

Duke zbritur nga avioni mes një kontigjenti të madh sigurie, Biden përqafoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog.

“Mirë se erdhe, zoti President. Zoti ju bekoftë për mbrojtjen e kombit të Izraelit,” citoi zyra e Herzogut t’i thoshte Bidenit.