Biden arrin në Poloni, tregon agjendën e tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka arritur në Poloni.
Ai ka ndarë fotografi nga momenti i arritjes bashkë më mbishkrimin ku shfaq agjendën e tij të kësaj vizite.

“Mbërriva në Poloni për pjesën e dytë të udhëtimit. Do të takohem me Presidentin Duda, anëtarë të Divizionit të 82-të Ajror dhe zyrtarë në terren që po punojnë ditë e natë për përgjigjen tonë humanitare” ka shkruar Biden.

Ai është duke zhvilluar një vazhdë bisedimesh me krerët e shteteve të BE-së dhe atyre aleate të NATO-s për të gjetur një zgjidhje për krizën humanitare në Ukrainë.
