Biden, Blinken e qindra kongresistë amerikanë, në listën e ndalimeve të hyrjes në Rusi

Moska ka publikuar listën e saj të plotë me më shumë se 900 amerikanë, të cilëve u është ndaluar hyrja në Rusi për një kohë të pacaktuar.
Në listë përfshihen presidenti Joe Biden, sekretari i Shtetit Antony Blinken, shefi i CIA-s Ëilliam Burns dhe qindra anëtarë të Kongresit.
Ministria e Jashtme ruse tha se kufizimet ishin në përgjigje të sanksioneve të ShBA-së, të cilat u vendosën pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.