75 Mall Live Search
19:55 / E Enjte, 10 Mars 2022 / MSH

Biden dhe Erdogan bisedojnë për Ukrainën, përmendin mundësinë e realizimit të dialogut në Antalia

Presidenti i ShBA-së Joe biden ka realizuar një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan.

Gjatë kësaj bisede u diskutua për luftën në Ukrainë, si dhe zhvillimet e tjera të rajonit.

Gjatë bisedës, Erdogan deklaroi se vazhdojnë përpjekjet e tyre për të arritur një zgjidhje politike midis Rusisë dhe Ukrainës dhe nënvizoi se është e rëndësishme që Turqia të jetë në gjendje të bisedojë me të dyja palët dhe të jetë një lehtësuese në kërkimin e një zgjidhjeje në rast se kriza thellohet.

Erdogan gjithashtu theksoi edhe gatishmërinë e tij për të sjellë në Antalia palën dialoguese ukrainase dhe atë ruse.

Erdogan i tha Biden se është duke pritur miratimin e kërkesës së Turqisë në blerjen e 40 avionëve amerikanë, si dhe heqjen e sanksioneve ndaj Turqisë, në fushën e industrisë së mbrojtjes.