75 Mall Live Search
13:49 / E Mërkurë, 16 Qershor 2021 / Blerim

Biden dhe Putin shtrëngojnë duart para takimit në Gjenevë

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin sapo e bënë foton e tyre të parë në takimin historik në rezidencën Villa La Grange në Gjenevë derisa takimi i tyre po fillonte.

Të dy presidentët qëndruan jashtë rezidencës me presidentin zviceran, Guy Parmelin, i cili bëri komente të shkurtra duke mirëpritur të dy udhëheqësit.

Parmelin tha se ai iu uroi udhëheqësve një “dialog të frytshëm”, raporton CNN.