22:25 / E Enjte, 21 Shtator 2023 / L K

Biden dhe Zelensky takohen në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky, janë takuar në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërsa Zelensky dhe gruaja e tij, Olena Zelenska, mbërritën për takimin dypalësh, një gazetar bërtiti: “President sa e rëndësishme është kjo vizitë?”

“Shumë e rëndësishme,” tha Zelensky, përpara se të hynte në Shtëpinë e Bardhë, shkruan CNN.

Gjatë takimit, Biden pritet të shpallë ndihmën e re ushtarake, me vlerë më shumë se 325 milionë dollarësh.

Ndihma pritet të përfshijë më shumë municione thërrmuese, sipas dy zyrtarëve amerikanë, duke shënuar herën e dytë që ShBA i jep Kievit armën e diskutueshme.

ShBA-të nuk do të ofrojnë sisteme raketore taktike të ushtrisë (ATACMS), sipas këshilltarit të sigurisë kombëtare Jake Sullivan – pavarësisht kërkesave nga Ukraina.

Biden mezi pret të dëgjojë një perspektivë personalisht për “luftën dhe rrugën përpara”, tha Sullivan.

Më herët të enjten, presidenti ukrainas vizitoi Kapitol Hill ku ai e përshkroi takimin e tij me senatorët amerikanë në Capitol Hill si një “dialog të madh”.

Zelensky u takua gjithashtu me ligjvënës nga Dhoma e Përfaqësuesve e ShBA.