75 Mall Live Search
22:24 / E Premte, 25 Shkurt 2022 / SH F

Biden do të sanksionojë direkt Putinin, ia ndalon hyrjen në SHBA

Presidenti amerikan Joe Biden do të sanksionojë drejtpërdrejt presidentin rus Vladimir Putin dhe zyrtarë të tjerë të lartë rusë për pushtimin rus të Ukrainës, konfirmoi sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Vendimi i Biden për të sanksionuar personalisht Putinin pason një njoftim nga BE se Putin dhe ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov do të sanksionohen personalisht pas sulmeve të Rusisë.

Duke folur me gazetarët në konferencën e përditshme të premten, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se SHBA, në përputhje me vendimin e aleatëve evropianë, do të sanksionojë Putinin, Lavrovin dhe anëtarët e tjerë të ekipit rus të sigurisë kombëtare.

Por ndërsa sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së ndaj Putinit dhe Lavrovit do të sjellin një ngrirje të aseteve, jo një ndalim udhëtimi, Psaki u tha gazetarëve se masat e SHBA-së do të përfshijnë një ndalim udhëtimi në SHBA për presidentin rus