75 Mall Live Search
14:43 / E Enjte, 30 Dhjetor 2021 / AR

Biden “dorëzohet” para Putinit: Sot telefonata, presidenti rus shton kërkesat

Pritej të ndodhte më vonë, por duket se presidenti amerikan Joe Biden është dorëzuar përpara këmbënguljes së Vladimir Putin për të zhvilluar një bisedë telefonike, e cila në fund u vendos të mbahet sot. Putini ka shtuar kërkesat për garancitë e sigurisë në Europën Lindore.

Të dy udhëheqësit do të diskutojnë mbi “një sërë temash, përfshirë angazhimet e ardhshme diplomatike,” tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Emily Horne.

Bisedimet vijnë në mesin e shqetësimeve të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre perëndimorë për grumbullimin e trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën, që kanë arritur në rreth 100,000 dhe kanë shkaktuar frikë se Moska po përgatitet të ndërhyjë në Ukrainë. Sekretari i Shtetit Antony Blinken bised oi të mërkurën me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se Blinken “përsëriti mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës përballë shkallëzimit ushtarak të Rusisë në kufijtë e Ukrainës”, raporton tch.

Price shtoi se të dy diskutuan përpjekjet për zgjidhjen paqësore të konfliktit në Ukrainën lindore dhe angazhimet e ardhshme diplomatike me Rusinë.

Putin tha në fillim të kësaj jave se do të shqyrtonte një sërë opsionesh nëse Perëndimi nuk arrin të përmbushë kërkesën e tij për garanci sigurie që përjashtojnë zgjerimin e NATO-s në Ukrainë.