Biden: Fjalët e Martin Luther King Jr na kujton se errësira nuk mund ta dëbojë errësirën dhe urrejtja nuk mund ta dëbojë urrejtjen

Presidenti i zgjedhur i ShBA-ve, Joe Biden përmes një postimi ka kujtuar Martin Luther King Jr në ditëlindjen e tij.
Biden përmes një postimi u shprehë se fjalët e Luther King na kujtojnë se errësira nuk mund ta dëbojë errësirën dhe urrejtja nuk mund ta dëbojë urrejtjen – vetëm drita dhe dashuria munden, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Fjalët e Dr. Martin Luther King, Jr na kujtojnë se errësira nuk mund ta dëbojë errësirën dhe urrejtja nuk mund ta dëbojë urrejtjen – vetëm drita dhe dashuria munden. Ndërsa kërkojmë të kapërcejmë këtë sezon të errësirës në Amerikë, le të zgjedhim dashurinë dhe dritën dhe të fillojmë të shërohemi – së bashku.