75 Mall Live Search
10:09 / E Premte, 23 Shkurt 2024 / S Z

Biden: Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez, ata po vuajnë nga terrorizmi i tyre

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka theksuar se shumica e palestinezëve nuk janë pjesë e organizatës Hamas dhe se kjo organizatë nuk përfaqëson popullin palestinez.

Në një deklaratë në platformën X, presidenti Biden ka thënë se edhe ata që janë pjesë e Palestinës po vuajnë nga aktet terroriste të Hamasit.

Ai ka thënë se është e rëndësishme të kemi një perceptim të qartë dhe të paanshëm rreth kësaj çështjeje.

“Nuk do të fshehim fjalët. Shumica dërrmuese e palestinezëve nuk janë pjesë e Hamasit. Dhe Hamas nuk përfaqëson popullin palestinez. Faktikisht, ata po vuajnë edhe ata si rezultat i terrorizmit të Hamas. Ne duhet të jemi të qartë në lidhje me këtë realitet”, ka shkruar ai në X.