75 Mall Live Search
22:09 / E Shtunë, 20 Prill 2024 / MSH

Biden i bën thirrje Senatit: Të votohet menjëherë paketa e miratuar për Ukrainën dhe Izraelin

Presidenti amerikan Joe Biden i ka kërkuar Senatit që të votojë sa më shpejt paketën e projektligjeve të miratuara më herët nga Dhoma e Përfaqësuesve, në mënyrë që pas miratimit të saj të kalojë për t’u ratifikuar nga presidenti.

Kështu njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Pas disa muajsh përplasje, Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët miratoi këtë të shtunë një paketë prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin.

Tashmë paketa e projektligjeve pritet të shkojë për votim në Senat.