75 Mall Live Search
11:56 / E Enjte, 16 Janar 2025 / L K

Biden i lë “pataten e nxehtë Trumpit”, kërkon ndjekjen penale të presidentit

Të mërkurën, në fjalimin e tij të lamtumirës si president i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden bëri thirrje për një ndryshim kushtetues për imunitetin presidencial, me sa duket duke u përpjekur t’i japë një goditje lamtumire pasuesit të tij, Donald Trump.

“Ne duhet të ndryshojmë Kushtetutën për ta bërë të qartë se asnjë president, asnjë president, nuk është i imunizuar nga krimet që ai kryen gjatë kohës që është në detyrë”, tha Biden në një fjalim drejtuar kombit nga Zyra Ovale.

“Fuqia e presidentit nuk është e pakufizuar. Nuk është absolute. Dhe nuk duhet të jetë,” vuri në dukje ai.

Të hënën, Biden do t’ia dorëzojë presidencën Trumpit, një republikan që fitoi një fitore bindëse në zgjedhjet e nëntorit.

Kongresi mund ta kthejë këtë vendim të rëndësishëm duke amenduar Kushtetutën, por dihet se ky proces është i vështirë për t’u vënë në praktikë duke qenë se kërkon mbështetjen e dy të tretave si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat dhe më pas ratifikimin e 75 për qind të shtetet federale./Indeksonline/