23:15 / E Enjte, 15 Prill 2021 / A. A

Biden i qon selam Rusisë: Nuk lejojmë fuqi të huaj të ndërhyjë në demokracinë tonë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka dërguar mesazh të qartë Rusisë zyrtare.

Ai ka paralajmëruar presidentin Vladimir Putin që nëse vazhdon të ndërhyjë në politikat e SHBA-së do të marrë masa, transmeton Indeksonline.

“Nuk mund të lejojmë fuqi të huaj të ndërhyjë në demokracinë tonë. Nëse Rusia vazhdon kështu ne jemi të gatshëm të ndërmarrim hapa tjerë” deklaroi presidenti Biden.

Ky reagim erdhi pas ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

/Indeksonline/