13:45 / E Martë, 19 Tetor 2021 / OSH

Biden i trishtuar për vdekjen e ish-Sekretarit Powell

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-Sekretarit të Shtetit, Colin Powell.

Përmes Twitter-it, Biden ka thënë se ndjehet i trishtuar për lajmin e vdekjes së Poëell, të cilin e quan patriot me nder dhe dinjitet.

“Jill dhe unë jemi thellësisht të trishtuar nga vdekja e mikut tonë të dashur dhe një patrioti me nder dhe dinjitet të pakrahasueshëm, gjeneral Colin Powell. Herë pas here, ai e vuri vendin para vetes, para partisë, para gjithçkaje tjetër – me uniformë dhe jashtë. Ai do të mbahet mend si një nga amerikanët tanë të mëdhenj”, ka shkruar Biden.

Lajmi për vdekjen e ish-Sekretarit u bë i ditur gjatë ditës së djeshme, nga familjarët e tij.

84 vjeçari Powell vdiq nga komplikimet e shëndetit prej COVID-19.

Ai ishte Sekretari i parë me ngjyrë i Shtetit.