75 Mall Live Search
12:01 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / indeksADMonline

Bideni kundër debatit presidencial, nëse Trumpi është ende i infektuar

Kandidati demokrat për president, Joe Biden, theksoi se debati i dytë presidencial nuk duhet të zhvillohet nëse presidenti i SHBA-së Donald Trump është ende i infektuar me Covid-19.

“Mendoj se nëse ai është ende me Covid-19, nuk duhet të kemi një debat”, u tha Bideni gazetarëve që udhëtonin me të në Maryland, raporton ATSH-ja.

Bideni tha se ai pret të diskutojë mbi presidentin, por shpreson që “protokollet” sanitare të ndiqen.