14:58 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / OSH

Biden lëndohet ende pa u bërë president, i duhet të mbathë çizme!

Joe Bideni ka pësuar lëndim pak javë para se të inaugurohet president i ri i SHBA-së. Një shëtije me qen i ka kushtuar atij duke pësuar një lëndim në këmbë.

Skanimet e para treguan se Bideni kishte frakturë në kockat kuneiforme anësore dhe të ndërmjetme, shkruan Indeksonline.

Mjekët i kanë konfirmuar Bidenit se për disa javë duhet të mbathë çizme ortopedile. Bideni, po ashtu duhet të pushojë disa ditë, me rekomandim të mjekëve.

Thuhet se presidenti ka rrëshqitur dhe shtrembëroi kyçin e këmbës gjersa po vraponte me qenin e tij gjerman, Majorin./Indeksonline/