Biden lëshon urdhër që i hap rrugën sanksioneve në Sudan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv të enjten duke hapur rrugën për të sanksionuar individët e përfshirë në dhunën e fundit në Sudan që la qindra të vdekur dhe e futi shtetin afrikan në kaos.
Biden tha në një deklaratë se urdhri i tij “do të mbajë individë përgjegjës për kërcënimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit të Sudanit…dhe shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut”, shkruan REL.
Presidenti tha se dhuna që po ndodh në Sudan është “një tragjedi – dhe është një tradhti e kërkesës së qartë të popullit sudanez për qeveri civile dhe një tranzicion drejt demokracisë”.
“Unë bashkohem me popullin paqedashës të Sudanit dhe liderët në mbarë botën në thirrjen për një armëpushim të qëndrueshëm midis palëve ndërluftuese,” tha Biden.
Luftimet e Sudanit shpërthyen më 15 prill midis dy komandantëve të cilët vetëm 18 muaj më parë orkestruan bashkërisht një grushtshteti ushtarak për të prishur tranzicionin e vendit drejt demokracisë.