75 Mall Live Search
16:51 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / OSH

Biden me gruan urojnë Krishtlindjet, ftojnë njerëzit që të bëjnë më shumë për njëri-tjetrin

President i ri i ShBA-ve, Joe Biden, së bashku me gruan e tij, Jill, kanë uruar Krishtlindjet me anë të një video.

Ata kanë kërkuar që qytetarët amerikanë në këto kohë të vështira për vendin, të bëjnë më shumë për njëri-tjetrin, transmeton Indeksonline.

“Shumë amerikanë janë duke hasur në vështirësi që të gjejnë punë, të vendosin ushqim në tavolinë, paguajnë qiranë apo ceremonitë e varrimit. Të rikujtojmë që në këtë botë jemi për t’u kujdesur për njëri-tjetrin”, tha Biden ndër të tjera në videon e publikuar. /Indeksonline/