Biden me mesazh për votuesit e “minutës së fundit”

Procesi zgjedhor në SHBA është duke ardhur drejtë fundit.
Nga ora 1:00 (me kohën tonë) fillon mbyllja e vendvotimeve por ata që janë në radhë do të votojnë edhe nëse ka kaluar koha.
Për të qëndruar në radhë ka kërkuar edhe kandidati për president i SHBA-së, Joe Biden.
“Ndërsa vendvotimet fillojnë të mbyllen në pjesë të caktuara të vendit, mos harroni të qëndroni në rresht. Nëse jeni në rresht në vendin tuaj të votimit para se të mbyllet, ju jeni në gjendje të votoni”, ka shkruar Biden në rrjetet sociale. /IndeksOnline/