Biden: Nuk do ta shpalli fitorën tani, por kur të përfundon votimi, ne do të fitojm!

Kandidati për President të ShBA-ve, Joe Biden ka dal për herë të parë në një paraqitje publike që nga fillimi i numërimit të votave.
Biden nuk e ka shpallur fitorën por është shprehur i bindur se kur të përfundoj votimi ai do të jetë fitues, transmeton Indeksonline.
“Pavarësisht pandemisë, mbi 150 milionë amerikan kanë votuar në këto zgjedhje, numër ky më i lartë se viteve të kaluara”.
“Ne nuk do të deklarojmë fitoren tani për tani, por besojmë se kur do t’i numërojmë të gjitha votat, ne do të fitojmë”, tha ai./Indeksonline/