20:29 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / Blerim

Biden pas lëndimit, del në publik me çizme ortopedike

Joe Bideni pas lëndimit që mori dje, pak javë para se të inaugurohet si president i ri i SHBA-së, duke e shëtitur qenin e tij, sot është dashur të dalë në publik me çizme ortopedike

Pas lëndimit mjekët i kanë konfirmuar Bidenit se për disa javë duhet të mbathë çizme ortopedile. Ai po ashtu duhet të pushojë disa ditë, me rekomandim të mjekëve.

Skanimet e para treguan se Bideni kishte frakturë në kockat kuneiforme anësore dhe të ndërmjetme, shkruan Indeksonline.

Presidenti ka rrëshqitur dhe shtrembëroi kyçin e këmbës gjersa po vraponte me qenin e tij gjerman, Majorin.