Biden për sulmin në spital të Gazës: Duket se është bërë nga ekipi tjetër dhe jo Izraeli

Biden ka arritur sot në Tel Aviv të Izraelit, ku u prit nga kryeministri Benjamin Netanyahu.
Ky i fundit vlerësoi lart mbështetjen e Bidenit dhe rëndësinë e luftimit të Hamasit.
Biden tha gjithashtu që Shtetet e Bashkuara do të vijojnë mbështetjen e tyre për Izraelin, dhe se ka vizituar Izraelin pikërisht për të treguar se ku qëndron ShBA në këtë konflikt, raporton BBC, transmeton Indeksonline.
Biden ka komentuar edhe sulmin e mbrëmshëm në një spital të Gazës, duke thënë se duket se nuk është bërë nga forcat izraelite.
“Bazuar në atë që kam parë, duket sikur është bërë nga ekipi tjetër, jo ju. Por ka shumë njerëz atje që nuk janë të sigurt, kështu që ne duhet të kapërcejmë shumë gjëra,” tha ai.
Ai thotë se “guximi, përkushtimi dhe trimëria” e popullit izraelit është mahnitëse, duke shtuar se është krenar që është i pranishëm në Izrael.