75 Mall Live Search
16:17 / E Hënë, 22 Shkurt 2021 / Blerim

Biden përcjell mesazh për qytetarët: Vaksinat janë të sigurta

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka drejtuar një mesazh për qytetarët në lidhje me vaksinimin.

Me anë të një postimi në Twitter, Biden ka thënë se vaksinat janë të sigurta dhe ka ftuar njerëzit ti marrin kur t’iu vi radha.  Po ashtu, ai ka shtuar se kjo është mënyra për të fituar betejën me virusin.

“Nëse ka një mesazh që dua t’ia përcjell të gjithë në këtë vend, është ky: Vaksinat janë të sigurta. Për veten tuaj, familjen tuaj, komunitetin tuaj, vendin tonë – merrni vaksinën kur të jetë radha juaj dhe e disponueshme. Kështu do ta mundim këtë pandemi,”-ka shkuar ai.

“Që prej fillimit të pandemisë në SHBA janë shënuar 28,767,835 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 511,302 pacientë”, ka shkruar Biden.