75 Mall Live Search
10:07 / E Premte, 21 Maj 2021 / OSH

Biden përshëndet armëpushimin, zotohet se SHBA do ta ndihmojë Gazën

Presidenti amerikan Joe Biden, premtoi ndihmë humanitare dhe në rindërtim për Gazën ndërsa përshëndet marrëveshjen për t’i dhënë fund 11 ditëve të luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit. Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të punojnë përmes Kombeve të Bashkuara dhe akterëve të tjerë ndërkombëtarë për të siguruar ndihmë të shpejtë humanitare dhe për të qenë pas mbështetjes ndërkombëtare për njerëzit në Gaza dhe përpjekjet për rindërtimin e vendit.

Biden gjatë një paraqitjeje të shkurtë në Shtëpinë e Bardhë pas lajmit për marrëveshjen, gjithashtu premtoi përforcimin e sistemit Izraelit të mbrojtjes “Kupola e Hekurt”, megjithë ankesat nga e majta Demokratike rreth shitjes së armëve që SHBA-ja pritet t’ia ofrojë Izraelit. Ai këmbënguli që ndihma për rindërtim do të sigurohej në partneritet me Autoritetin Palestineze dhe jo me Hamasin, të cilin Shtetet e Bashkuara e etiketojnë si një organizatë terroriste.

“Ne do ta bëjmë këtë në partneritet të plotë me Autoritetet Palestineze dhe jo me Hamasin,  në një mënyrë që nuk lejon që Hamasi thjesht të rimbush arsenalin e tij ushtarak,” tha Biden.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se ,Sekretari i Shtetit Antony Blinken, do të udhëtonte në rajon në ditët e ardhshme për t’u takuar me homologët izraelitë, palestinezë dhe rajonalë për të diskutuar përpjekjet e rimëkëmbjes.

Autoriteti Palestinez, i cili drejtohet nga Presidenti Mahmoud Abbas, qeveris vetëm pjesë të Bregut Perëndimor, ndërsa Hamas mban ndikim në Rripin e Gazës.