75 Mall Live Search
22:11 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / OSH

Biden po prin në katër shtetet kryesore

Joseph Biden ka avantazh të qartë mbi presidentin Donald Trump në katër shtetet më të rëndësishme presidenciale, tregon një sondazh i ri.

Biden, ish-zëvendëspresident, po prin në betejën në Veri në Wisconsin dhe Pennsylvania, ashtu si edhe në Florida dhe Arizona.

Paraqitja aktuale e Biden në hartën elektorale e paraqet atë në pozitën më të favorshme në ditën e zgjedhjeve se çdo kandidat tjetër presidencial që prej vitit 2008, kur Barack Obama u bë shef i Shtëpisë së Bardhë.

Mundësia e gabimit në sondazh thuhet të jetë 3.2 pikë përqindje në Wisconsin dhe Florida; 3 pikë në Arizona dhe 2.4 pikë në Pensilvani.