75 Mall Live Search
18:34 / E Shtunë, 06 Prill 2019 / indeksADMonline

Biden pritet të shpallë kandidaturën për president

​Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden duket se është edhe më pranë kandidaturës për në Shtëpinë e Bardhë pavarësisht polemikave të fundit.

“Jam shumë pranë marrjes së vendimit për t’u prezantuar përpara jush’’, deklaroi për median në Uashington ish-numri dy i Barack Obamës, pas një fjalimi të mbajtur përpara një sindikate të elektricistëve në Uashington.

I moshës 76 vjeç, ky veteran i politikës javët e fundit i ka shtuar sinjalet paralajmëruese për një kandidaturë të mundshme.

Të premten ai sqaroi se prej kohësh kishte vendosur se nëse do të hynte në garë, ai do të ishte i fundit në mesin e kandidatëve demokratë që do të shpallte kandidaturën.