17:10 / E Martë, 25 Maj 2021 / OSH

Biden pritet të takohet me Putinin në Samitin e Gjenevës

Presidenti amerikan Joe Biden, do të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin, muajin tjetër në Samitin e Gjenevës, takim ballë për ballë në mes të dy udhëheqësve që vjen në mes të përshkallëzimit të tensioneve midis SHBA dhe Rusisë në muajt e parë të Administratës së Biden.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi detajet e samitit të martën, raporton AP news.

Takimi i dy udhëheqësve, i caktuar për 16 qershor, do të jetë udhëtimi i parë ndërkombëtar i Biden si president muajin e ardhshëm, kur ai viziton Britaninë për një takim të Grupit të Shtatë Liderëve dhe Brukselin për samitin e NATO-s.

“Udhëheqësit do të diskutojnë për gamën e plotë të çështjeve të ngutshme, ndërsa ne kërkojmë të rikthejmë parashikueshmërinë dhe stabilitetin në marrëdhëniet SHBA-Rusi”, tha sekretarja e shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, në një deklaratë që njoftonte për samitin.

Biden së pari propozoi një samit në një telefonatë me Putinin në prill, ndërsa administrata e tij u përgatit të vinte sanksione kundër zyrtarëve rusë për herë të dytë gjatë tre muajve të parë të presidencës së tij.