75 Mall Live Search
23:22 / E Mërkurë, 03 Korrik 2024 / S Z

Biden “qëndron në garë” – Shtëpia e Bardhë i kundërpërgjigjet spekulimeve

Presidenti amerikan, Joe Biden nuk ka asnjë qëllim për të dhënë dorëheqjen, sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë.

Sekretarja e shtypit, Karine Jean-Pierre, ka mohuar kategorikisht spekulimet rreth dorëheqjes së presidentit Biden, duke theksuar se ai është plotësisht i përqendruar dhe i gatshëm për të vazhduar udhëheqjen e vendit.

“Absolutisht jo”, ka theksuar Jean-Pierre kur u pyet nëse Biden do të largohej nga detyra. Ajo ka shtuar se pyetja ishte e drejtë, por se rekordi i punës së presidentit është një dëshmi e aftësive të tij për të udhëhequr me sukses.

“Presidenti është me sy të qartë dhe ai po qëndron në garë”, u ka thënë gazetarëve Jean-Pierre, raporton BBC.

Sekretarja e shtypit gjithashtu ka theksuar se Biden është i vendosur të qëndrojë në garë dhe të vazhdojë të japë për popullin amerikan.

Biseda rreth gjendjes shëndetësore dhe aftësive të presidentit ka ndryshuar ndjeshëm ditët e fundit. Javën e kaluar, Biden dhe Trump debatuan për 90 minuta në televizionin publik.

Performanca e Biden u shënua nga disa ndërprerje dhe disa përgjigje të vështira për t’u ndjekur, duke ngjallur shqetësime mes disa votuesve dhe analistëve.

Një ditë pas debatit, Biden foli në një tubim për të qetësuar mbështetësit, duke shfaqur energji dhe elokuencë të re, gjë që i la disa votues me shpresë se performanca e debatit ishte një rast i vetëm.

Megjithatë, disa media amerikane kanë publikuar raporte nga burime të paidentifikuara që sugjerojnë se aftësitë e Bidenit po përkeqësohen.

Editoriale nga New York Times dhe Chicago Tribune kanë bërë thirrje që Biden të tërhiqej nga gara, por demokratët dhe aleatët kryesorë, përfshirë zëvendëspresidenten Kamala Harris, kanë hedhur poshtë këto pretendime si spekulative dhe vazhdojnë të mbështesin fuqishëm presidentin.