75 Mall Live Search
22:35 / E Hënë, 17 Maj 2021 / AR

Biden rrit angazhimin për ndarjen e 80 milionë vaksinave në botë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha të hënën se do të ndajnë 20 milion doza shtesë të vaksinave COVID-19 në gjithë botën në gjashtë javët e ardhshme pasi pabarazitë globale në shpërndarje janë bërë më të dukshme.

Dozat do të vijnë nga prodhuesi ekzistues i SHBA i rezervave të vaksinave Pfizer, Moderna ose Johnson & Johnson, transmeton Indeksonline.

“Ne e dimë që Amerika nuk do të jetë kurrë plotësisht e sigurt derisa pandemia që po ndizet globalisht të jetë nën kontroll”, tha Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Njoftimi vjen mbi angazhimin e mëparshëm të administratës së Biden për të ndarë rreth 60 milionë doza të vaksinës AstraZeneca, e cila nuk është ende e autorizuar për përdorim në SHBA, deri në fund të qershorit.

Administrata e Biden nuk ka dhënë ende detaje se si do të ndahen vaksinat ose cilat vende do t’i marrin ato.

Deri më tani, SHBA ka ndarë rreth 4.5 milion doza të vaksinës AstraZeneca me Kanadanë dhe Meksikën, raporton AP./Indeksonline/