75 Mall Live Search
17:59 / E Premte, 11 Mars 2022 / MSH

Biden: Sanksionet po shkatërrojnë ekonominë e Rusisë

Presidenti Joe Biden ka thënë se sanksionet që janë duke rënë mbi supet e Rusisë po e shkatërrojnë ekonominë e vendit.

“Rubla ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës së saj” ka shtuar Biden.

Ndërkohë, edhe lista e bizneseve private që po e lënë Rusinë është duke u rritur dita ditës.

Më herët, Biden dhe Zelensky paten një bisedë telefonike, ku ndër të tjerash Biden u zotua se sanksionet ndaj Rusisë do të thellohen.

Ai gjithashtu është duke bërë thirrje që Rusisë t’i bllokohet tregtia globale.