75 Mall Live Search
13:50 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2024 / mp

Biden: SHBA-ja do të bëjë përpjekje të reja për të arritur armëpushim në Gaza pa Hamasin në pushtet

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se gjatë ditëve në vijim SHBA-ja do të rinisë përpjekjet për një armëpushim në Gaza.

Në një postim, Biden tha: “Gjatë ditëve në vijim, Shtetet e Bashkuara do të bëjnë një shtytje (përpjekje)  tjetër me Turqinë, Egjiptin, Katarin, Izraelin dhe të tjerët për të arritur një armëpushim në Gaza me pengjet e liruara dhe një fund të luftës pa Hamasin në pushtet”.

Përpjekjet e një viti të SHBA-së për të ndërmjetësuar një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit nuk kanë pasur sukses që nga një pauzë e shkurtër në luftime dhe lirimi i disa pengjeve që zgjati nga 24 nëntori 2023 deri më 30 nëntor 2023, shkruan “The Guardian”.

Më herët të mërkurën, zyrtari i Hamasit, Sami Abu Zuhri i tha agjencisë së lajmeve Reuters se grupi “është i interesuar të arrijë një marrëveshje që i jep fund luftës në Gaza”, por ai pohoi, “Problemi ishte gjithmonë me [kryeministrin izraelit Benjamin] Netanyahu, i cili ka gjithmonë i ka shpëtuar arritjes së një marrëveshjeje”.