75 Mall Live Search
18:27 / E Enjte, 22 Prill 2021 / OSH

Biden: SHBA-ja është bërë pjesë e Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë të ditur se ata janë bërë pjesë e Marrëveshjes së Parisit që është për ndryshimet klimatike.

“Amerika është rikthyer. Ne jemi bërë pjesë sërish e Marrëveshjes së Parisit, jemi gati të mblidhemi për ta trajtuar krizën e klimës. Le ta bëjmë këtë”, ka shkruar Biden në rrjetin social Facebook.

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e kishte tërhequr shtetin nga kjo marrëveshje që tani Biden e ka bërë pjesë.