75 Mall Live Search
17:39 / E Diele, 10 Shtator 2023 / A. M.

Biden shpreh ngushëllimet për “humbjet dhe shkatërrimet” e shkaktuara nga tërmeti në Marok

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka shprehur ngushëllimet e përzemërta për tërmetin tragjik në Marok që mori jetën e mbi 2,000 individëve.

“Dua të shpreh pikëllimin tim për humbjen e jetës dhe shkatërrimin e shkaktuar nga tërmeti në Marok”, tha Biden, raporton CNN. “Mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit në Marok.” – th ai.

Presidenti tha se administrata e tij – përfshirë Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, i cili ishte në dhomën ku Biden po fliste – po punon me zyrtarët marokenë për të “siguruar që qytetarët amerikanë në Marok të jenë të sigurt”.Shtetet e Bashkuara janë “të gatshme për të ofruar ndihmën e nevojshme për Marokun”, shtoi Biden.Biden është në Vietnam për një vizitë diplomatike pas pjesëmarrjes së tij në G20