75 Mall Live Search
17:01 / E Mërkurë, 30 Mars 2022 / AR

Biden sot do të flasë me Zelenskyn

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden sot do të flasë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.

Thirrja është planifikuar për në orën 10:45 ET (5:45 pasdite në Kiev) “për të diskutuar mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën përballë agresionit rus”, raporton CNN, transmeton Indeksonline.

Thirrja vjen një ditë pasi Biden dhe zyrtarë të tjerë amerikanë folën për kujdes ekstrem ndaj sinjaleve që Rusia po zvogëlon operacionet e saj ushtarake afër Kievit, duke sugjeruar se ata po prisnin të shihnin shenja më të forta të de-përshkallëzimit përpara se të bënin një vlerësim të synimeve të Moskës.

“Ne do të shohim. Unë nuk mund të komentoj asgjë derisa të shoh se cilat janë veprimet e tyre. Do të shohim nëse ata ndjekin atë që po sugjerojnë”, tha Biden të martën në Shtëpinë e Bardhë.

Biden theksoi se ndërkohë, ShBA do të vazhdojë të “mbajë sanksionet e ashpra” dhe “t’i sigurojë ushtrisë ukrainase kapacitetin e tyre për të mbrojtur veten”./Indeksonline/