75 Mall Live Search
12:15 / E Shtunë, 26 Mars 2022 / MSH

Biden takon sot ministrat ukrainas në Poloni

Presidenti i SHBA-së Joe Biden do të takohet me dy ministra të Ukrainës në Poloni, takimi i tij i parë ballë për ballë me zyrtarë të nivelit të lartë që kur forcat ruse pushtuan vendin një muaj më parë.

Shtëpia e Bardhë tha se pritet gjithashtu një takim midis Sekretarit të Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken dhe Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin, bashkë me homologët e tyre ukrainas, Dmytro Kuleba dhe Oleksii Reznikov.

Biden ndodhet në Poloni që nga e premtja dhe sot pritet të mbajë një fjalim rreth konfliktit.

Disa thonë se fakti që ministrat ukrainas po largohen nga vendi i tyre është një shenjë e besimit të tyre në rritje për mënyrën se si po zhvillohet lufta me Rusinë.