Biden: Tërheqja, mënyra më e mirë për të bashkuar vendin

Tërheqja e tij nga gara presidenciale, ishte mënyra më e mirë për të bashkuar vendin, sipas presidentit amerikan, Joe Biden.
Në fjalimin e parë drejtuar popullit amerikan, pas tërheqjes nga gara presidenciale, Biden tha nga Zyra Ovale, se tanimë do t’ia lërë stafetën brezit të ri.
Biden shtoi se me vendimin që mori, do të bashkojë demokratët.
“Unë e dua vendin tim shumë. Ka qenë nderi im të jem president. Kjo punë e ndershme ka të bëjë me ju, për ju, për ne njerëzit. Nuk duhet ta harrojmë. SHBA është në pikë kthimi. Amerikanëve do të duhen të zgjedhin mes shpresës dhe urrejtjes.
Mund të shohim ata që nuk janë dakord me ne si bashkatdhetarë. E di që ju njerëz të Amerikës, jemi komb i jashtëzakonshëm. Kur më zgjodhët, premtova se do të jem në një nivel me ju dhe do të tregoj të vërtetën. Çështja e shenjtë e këtij vendi është më e madhe se këdo prej nesh. Më duhet të bashkoj partinë time. Mënyra më e mirë për të bashkuar vendin tonë”, deklaroi ai.
Biden shtoi se do të bëjë ç’të mundet të ndalë luftën në Ukrainë e në Gaza.
“Do vazhdojmë të ndalim Putin dhe ta mbajmë Ukrainën të fortë. Do punoj që të ndaloj luftën në Gaza. Do punoj pa ndalim që të sjell amerikanët e ndaluar në të gjithë botën. Ne qëndruam bashkë si amerikanë. Jemi duke ndërtuar të gjithë vendin tonë. Jemi të parët në ndërtimin e çipeve, kemi ulur kostot e recetave, Do ta bëjmë për të gjithë amerikanët. Do të jem presidenti i të gjithë amerikanëve. E kam thënë dhe e kam bërë”, theksoi ai.
Në fund, presidenti amerikan u shpreh se ka bërë zgjedhjen e duhur në caktimin e Kamala Harris për të marrë vendin e tij.
Ai shprehu mirënjohje për popullin amerikan dhe shtetin e Amerikës, të cilit i shërbeu për 50 vjet.
“E kam bërë zgjedhjen time për Kamala Harris. Është e fortë, partnere e jashtëzakonshme. Zgjedhja është për ju. Kur të bëni zgjedhjen tuaj, kujtoni fjalët e Benjamin Franklin. Ka qenë nderi i jetës sime që të punoj për këtë vend për 50 vite. Jam i bekuar për dahurinë e qytetarëve amerikanë. Jam mirënjohës për të gjithë ju. Historia është në duart tuaja, fuqia është në duart tuaja. Ne jemi SHBA dhe nuk ka asgjë përtej aftësisë tonë, nëse e bëjmë së bashku”, deklaroi Biden.