75 Mall Live Search
21:42 / E Mërkurë, 10 Prill 2024 / AR

Biden thotë se ka qenë i hapur me Netanyahun për ndihmat në Gaza

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden është shprehur se ka qenë shumë i hapur dhe i drejtpërdrejtë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në lidhje me nevojën për më shumë ndihmë humanitare për Gazën dhe përpjekjen për të mbrojtur jetën e civilëve në çdo veprim të ndërmarrë në rajon.

Biden bëri një qortim të ashpër për luftën, duke e përshkruar qasjen e Netanyahut si një “gabim”, derisa bëri thirrje për armëpushim, njofton CNN.

Ai tha se udhëheqësi izraelit kishte rënë dakord të bënte disa gjëra në lidhje me marrjen e më shumë ndihmave, si ushqime ashtu edhe ilaçe dhe mbrojtjen e civilëve.