75 Mall Live Search
08:17 / E Shtunë, 11 Qershor 2022 / A. M.

Biden thotë se Zelensky ‘nuk donte ta dëgjonte’ për pushtimin rus!

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, “nuk donte ta dëgjonte” kur inteligjenca amerikane kishte informacione se Rusia po përgatitej të pushtonte, sipas Associated Press.

“Asgjë e tillë nuk ka ndodhur që nga Lufta e Dytë Botërore. E di që shumë njerëz menduan se ndoshta po e ekzagjeroja. Por e dija se kishim të dhëna për të mbështetur se ai (Presidenti rus Vladimir Putin) do të hynte brenda, jashtë kufirit”, u tha Biden donatorëve demokratë në Los Anxhelos.

“Nuk kishte asnjë dyshim. Dhe Zelenskyy nuk donte ta dëgjonte”, tha Biden.