75 Mall Live Search
14:36 / E Premte, 21 Gusht 2020 / indeksADMonline

Biden: Trump ka dështuar në detyrën e tij kryesore, nuk arriti të mbrojë Amerikën

Joe Biden pasi ka pranuar nominimin nga Partia Demokratike për të garuar kundër presidentin aktual amerikan Donald Trump,  tha se ai e ka ‘mbuluar Amerikën në errësirë’ dhe duke e quajtur dështimin e tij në koronavirus ‘të pafalshëm’ shkruan Daily Mail, transmeton IndeksOnline .

“Presidenti ynë aktual ka dështuar në detyrën e tij më themelore ndaj këtij kombi,” tha Biden.

 ‘Ai nuk arriti të na mbrojë. Ai nuk arriti të mbrojë Amerikën. Dhe, bashkëqytetarët e mi amerikanë, kjo është e pafalshme ‘, tha Biden.

Kandidati  për president nga ana e demokratëve, tha se në vend ka shumë zemërim shumë ndarje, dhe pasi ka pranuar nominimin e partisë është zotuar se do ta bashkojë vendin dhe se do të përfaqësojë edhe ata që nuk e mbështesin.

“Shumë zemërim, shumë frikë, shumë ndarje”, tha Biden, derisa në fjalimin e tij tha se gara e tij do të jetë një betejë epike e dritës kundër errësirës, duke thënë se Trump e ka “mbuluar Amerikën me errësirë”, transmeton IndeksOnline.