75 Mall Live Search
10:05 / E Shtunë, 20 Nëntor 2021 / MSH

Biden zemërohet me gjykatën që liroi një të akuzuar për vrasje të dyfishtë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është zemëruar pas vendimit të një gjykate për lirimin e Kyle Rittenhouse.

Ky i fundit akuzohej për vrasje të dyfishtë dhe tentativë vrasjeje në trazirat racore në Kenosha, Wisconsin, në gusht të vitit të kaluar, raporton BBC.

Kyle aso kohe ishte 17 vjeç, transmeton Indeksonline.

Ai pranoi se kishte qëlluar për vdekje Joseph Rosenbaum, 36 vjeç, Anthony Huber, 26 vjeç, si dhe kishte plagosur Gaige Grosskreutz, 28 vjeç.

Përpara gjykatës, ai kishte mbi supe dy akuza për vrasje, një për tentim vrasje, dhe një për rrezikim të sigurisë.

Megjithatë, Kyle deklaroi se të gjitha këto i bëri në vetëmbrojtje.

“Ndërsa verdikti në Kenosha do të lërë shumë amerikanë të ndihen të zemëruar dhe të shqetësuar, përfshirë dhe mua, ne duhet të pranojmë se juria ka folur”, ishte shprehur Biden mbi këtë verdikt.

Vendimi i gjykatës, edhe një herë, shpalosi përçarjen mes demokratëve dhe republikanëve, me të parët që protestuan këtë vendim, dhe të dytët që e përshendetën atë.