75 Mall Live Search
22:28 / E Diele, 29 Dhjetor 2024 / FR

Bideni pasi u rrëzua avioni i Koresë së Jugut: ShBA-ja e gatshme për ndihmë

Presidenti amerikan Joe Biden, u shpreh “thellësisht i pikëlluar” për rrëzimin e avionit të Koresë së Jugut që la 177 të vdekur.

“Si aleatë të ngushtë, populli amerikan ndan lidhje të thella miqësie me popullin e Koresë së Jugut dhe mendimet dhe lutjet tona janë me ata që janë prekur nga kjo tragjedi”, thuhet në deklaratë, raporton The Guardian.

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë çdo ndihmë të nevojshme”.