00:15 / E Mërkurë, 16 Mars 2022 / SH F

Bideni viziton Evropën për bisedime mbi Ukrainën

Presidenti Joe Biden do të udhëtojë në Evropë javën e ardhshme për bisedime kokë më kokë me liderët evropianë rreth pushtimit rus të Ukrainës, njoftoi të martën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Biden do të takohet me liderët evropianë në një samit të jashtëzakonshëm të NATO-s në Bruksel më 24 mars.

Ai do të marrë pjesë gjithashtu në një samit të planifikuar të Këshillit Evropian, ku janë duke u zhvilluar përpjekjet për të vendosur sanksione, dhe po bëhen përpjekje të mëtejshme humanitare.

“Derisa të jetë atje, qëllimi i tij është të takohet personalisht ballë për ballë me homologët e tij evropianë dhe të bisedojë, të vlerësojë se ku jemi në këtë pikë të konfliktit në pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Ne kemi qenë jashtëzakonisht të lidhur deri më sot”, tha Psaki. “Kjo nuk ndodh rastësisht. Presidenti është një besimtar i madh në diplomacinë sy më sy. Pra, është një mundësi për të bërë pikërisht këtë”.