17:46 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

Bie besimi i konsumatorëve në Eurozonë

Besimi i konsumatorëve në Eurozonë ra me 0.7 pikë në qershor krahasuar me maj, tregojnë të dhënat e publikuara sot nga Komisioni Evropian.

Vlerësimi i KE-së tregoi se besimi i konsumatorit në bllokun prej 19 anëtarësh ra në minus 7.2 pikë këtë muaj nga maji i minus 6.5 pikë.

Ekonomistët e anketuar nga Reuters presin që besimi i konsumatorëve në qershor të mbetet në nivel prej minus 6.5 pikë.

Në Bashkimin Evropian, besimi i konsumatorëve ra me 0.7 pikë në minus 6.9 pikë.