75 Mall Live Search
20:32 / E Premte, 16 Janar 2026 / F.R

Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” ndodhet aktualisht jashtë funksionit.

Klan Kosova ka mësuar se ky bllok ka rënë tashmë, ndërsa s’dihen arsyet.

Por dje, Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së djeshme njoftoi se po operojnë njëkohësisht me pesë njësi prodhuese të energjisë elektrike.

Sipas tyre, po prodhohej energji me kapacitete maksimale operative, në përputhje të plotë me parametrat teknikë dhe kapacitetet reale të njësive ekzistuese, me një prodhim bruto ditor prej mbi 20,000 MWh.

Njoftim të ri nga KEK deri tash s’ka pasur, ndërsa Klan Kosova do të iu mbajë të informuar.