75 Mall Live Search
10:21 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Bie blloku B2, priten reduktime të rrymës në gjysmën e vendit

KESCO është njoftuar nga KEK-u se në orët e hershme të mëngjesit ka rënë nga sistemi në mënyrë  të  paplanifikuar njësia B2 e Termocentralit Kosova B.

Rënia e këtij blloku ka krijuar mungesë të menjëhershme të mbi 250 megavatë/orë energji elektrike, gjë që e ka vështirësuar tej mase furnizimin me energji elektrike.

Në këtë situatë, KOSTT e ka urdhëruar KESCO që të fillojë me ndërprerje të energjisë elektrike. Si pasojë, një pjesë  e madhe e vendit do të mbetet pa rrymë . Pasi që bëhet fjalë për reduktim të paplanifikuar të rreth 30 për qind të prodhimit, për informata shtesë në situatën e krijuar, ne ju kishim lutur ti drejtoheni KOSTT-it dhe KEK-ut.

KESCO, ashtu siç edhe parashihet me rregullat dhe obligimet është duke bërë maksimumin që të sigurojë energjinë elektrike të mjaftueshme për ditën e nesërme, nga importi.

Por, kjo nuk është aspak e lehtë, duke pas parasysh acarin e ditëve të fundit, që ka rritur jashtëzakonisht shumë kërkesën për energji elektrike në rajon. /Indeksonline/