75 Mall Live Search
16:58 / E Premte, 21 Maj 2021 / OSH

Bie çmimi i Bitcoin, shkak thirrjet e Kinës

Çmimi i Bitcoin ra të premten pas një thirrje nga autoritetet kineze për të goditur minierat e kriptovalutës.

Në një deklaratë nga Zëvendëskryeministri Kinez Liu He dhe Këshilli i Shtetit, autoritetet thanë se është e nevojshme një rregullim më i rreptë për të mbrojtur sistemin financiar.

Deklarata, e lëshuar të premten vonë në kohën e Kinës, tha se është e nevojshme të “goditet sjellja e minierave dhe tregtisë së Bitcoin dhe të parandalohet vendosmërisht transmetimi i rreziqeve individuale në fushën sociale”.

Bitcoin ra për më shumë se 6.5% ndërsa lajmet e deklaratës qarkulluan, pjesë e një zhytjeje më të gjerë që ka parë monedhën dixhitale të bie më shumë se 40% nga kulmi i saj.