75 Mall Live Search
14:28 / E Mërkurë, 22 Tetor 2025 / H F

Rriten çmimet e derivateve në bursë, Kosova ende s’ka lëvizur

Megjithëse çmimet e derivative të naftës kanë pësuar rritje të lehtë në bursë gjatë ditëve të fundit, një gjë e tillë nuk është reflektuar në çmimet e derivateve në Kosovë.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Bernjani ka thënë se çmimet aktuale të derivateve në Kosovë mbeten ndër më të ulëtat në rajon, pavarësisht lëvizjeve të fundit në tregjet ndërkombëtare të naftës.

“Çmimet e derivateve sot sillen perafersisht në Kosovë: Dizelli 1.16 centë deri në 1.25 centë, Benzina 1.17 centë deri 1.26 centë”, ka bërë me dije Bernjani për IndeksOnlinen.

I pyetur nëse do të ketë rënië të çmimeve ditëve në vazhdim, ai është përgjigjur:

“Çfarë  çmime do të kenë në ditët në vijim s’mundemi me paragjyku sepse po ka levizje në bursë dhe në organizaten prodhuese OPEC”, ka theksuar ai.

“Sot ka pas rritje të çmimit në bursë, po te na nuk ka pas lëvijze të çmimit me pakicë. Qytetarët janë duke shërbyer  me çmime më lira në rajon”.

“Qytetarët tanë janë duke u shërbyer me çmime më të lira në rajon. Sot në Shqipëri: Dizelli 1.77 centë, Benzina 1.80 centë”, ka shtuar ai.

Ndjenja e tregut është dobësuar nga vlerësimet për një tepricë furnizimi në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit të ardhshëm.