19:48 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Bie dritarja e helikopterit, lëndon një nxënës

Zyrtarët japonezë njoftuan sot se një djalë u lëndua në oborrin e një shkolle në Okinawa, kur një dritare metalike u shkëput nga një helikopter ushtarak amerikan.

Ky është incidenti i dytë i këtij lloji në ishullin jugor japonez brenda një jave.

Zyrtarët nga qyteti i Ginovan thanë se dritarja ra nga helikopteri Ç-53 në oborrin e shkollës, duke lënduar djalin, që pësoi dëmtim të lehtë.