07:57 / E Martë, 31 Gusht 2021 / OSH

Bie dukshëm pritja e mërgimtarëve në pikat kufitare

Mëngjesin e sotëm, më saktësisht në kohë reale në të cilët po shkruajmë, qytetarët kosovarë ne në veçanti mërgimtar që tashmë po kryejnë pushimet në vendlindje, nuk kanë pasur për të pritur gjatë në pikë kalimet kufitare, raporton IndeksOnline.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, në pikë kalimet kufitare me Serbinë aty ku gjithmonë ka fluks më të madh, pritja për të dal nga Merdare për në shtetin serb shkon nga 20-25 minuta.

Ndërsa shumë më pak do të presin qytetarët po të përdorin pikat tjera si Dheu i Bardhë ku për 5-10 minuta pritje mund të kalojnë kufirin.

Ndërsa kohëzgjatja e pritjes shkon duke rënë në të gjitha pikat e tjera kufitare./IndeksOnline/

Më poshtë e gjeni të plotë tabelën e paraqitur nga QKMK: